Aktualitet
Moti sot i vranët, me intervale me diell dhe me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell dhe vende –vende me mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
#Moti #sot #vranët #intervale #diell #dhe #mjegull
gazetablic.com