“Turp”, Anëtari i Komunitetit Shqiptar të Selanikut: S’kemi asnjë të dhënë sa shqiptarë votojnë në Greqi

Luan Zyka, pjesë e “Komuniteti Shqiptar i Selanikut” tha se në këto zgjedhje në Greqi nuk ka shpresa që të ketë deputetë në Kuvendin e Greqisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se deri më tani nuk kanë të dhëna të qarta për numrin e shqiptarëve në Greqi.
“Nuk kemi shpresa për deputetë shqiptarë në parlamentin e Greqisë, sepse vet shqiptarët janë të pa bashkuar për të dalë me një propozim të qartë. Kemi rrugë të tjera që natyrisht mund të japin fryt nëse faktori shqiptar është i vendosur, punon dhe kërkon të drejtat e tij në të gjithë instancat e qeverisë se problemet nuk janë të pakta janë të shumta, janë të mbledhura prej vitesh. Nuk kemi të dhëna të qarta për numrin e shqiptarëve jo vetëm ata që kanë të drejtë vote por dhe për ata që ndodhen në Greqi”- tha ai.
#Turp #Anëtari #Komunitetit #Shqiptar #të #Selanikut #Skemi #asnjë #të #dhënë #shqiptarë #votojnë #në #Greqi