Sport

Gabim i  madh, i pashë imazhet dhe ishte gol i qartë –

Barcelona ka marrë sot humbjen e dytë në kampionat, këtë herë përballë Real Sosiedadit. Megjithatë, kjo ndeshje ka prodhuar shumë polemika. Robert Levandovskit iu anullua një gol në pjesën e parë të takimit dhe nga pamjet e ofruara lihet vend për diskutim. Hansi Flik ka thënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes se goli ishte tërësisht i vlefshëm. Sipas tij arbitri ka kryer sot një gabim të madh.

“I pashë imazhet dhe vendimi ishte i gabuar. Është një gol i vlefshëm. Ishte shumë e qartë, goli duhet të ishte i vlefshëm. Por na duhet ta pranojmë. Nuk duhet të fajësojmë arbitrin, sepse jemi të gjithë njerëz dhe bëjmë gabime… sot ishte një gabim i madh”, ka thënë Hansi Fliku./Sport Ekspres/

#Gabim #madh #pashë #imazhet #dhe #ishte #gol #qartë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button