Cristian Shpendi “nuk mëshiron” as portierin e Shqipërisë! I shënon 2 gola të tjerë dhe bën ligjin në Serinë B, lojtari më në formë i momentit

Cristian Shpendi duket të jetë lojtari më në formë i momentit sa i përket legjionarëve shqiptarë në Europë. Sulmuesi po vazhdon që të shkruajë historinë te Cesena, ndërsa tani mban vendin e 10 si lojtari me më shumë gola të shënuara në historinë e Cesenës.
Dy gola të tjerë ka realizuar në takimin e sotëm, teksa Cesena po fiton në shifrat 0-3 kundër Citadella. Te këta të fundit ndodhet në portë Elhan Kastrati, i cili është grumbulluar te Shqipëria për ndeshjet e nëntorit.
Kështu Shpendi ka realizuar dy gola ndaj Kastratit, i pari me penallti në minutën e 67. I dyti është shënuar në minutën e 80, por për fatin e keq VAR ka ndërhyrë dhe ka anuluar golin e sulmuesit shqiptar. Megjithatë Shpendi po bën ligjin në Serinë B në listën e golashënuesve me 8 realizime, duke krijuar distancë të madhe nga ndjekësit më të afërt. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Cristian #Shpendi #nuk #mëshiron #portierin #Shqipërisë #shënon #gola #të #tjerë #dhe #bën #ligjin #në #Serinë #lojtari #më #në #formë #momentit
SportExpress