Aktualitet

Tentoi të vriste ish-partneren në Korçë, lihet në burg Ilir Çami. Çfarë deklaroi në gjyq

Gjykata la në burg 41-vjeçarin që tentoi të vriste me thikë ish-partneren në Korçë para disa ditësh. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Çamin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Gjatë seancës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, Çami ka treguar pendesë për veprimin. Ai ka pohuar se shkak i konfliktit me Mandarina Çela ishte një borxh prej 5 milionë Lekë që ajo nuk pranonte t’ia kthente.

Ilir Çami goditi me thikë paraditen e të mërkurës Mandarina Çelën, në afërsi të Spitalit të Korçës. 46-vjeçarja kishte goditje me thikë në qafë dhe në dorë

/a.r

#Tentoi #të #vriste #ishpartneren #në #Korçë #lihet #në #burg #Ilir #Çami #Çfarë #deklaroi #në #gjyq
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button