Aktualitet

Kontrolle në burgun e Dubravës, oficerët gjejnë qese me marihuanë

Oficerët korrektues gjatë kontrollit të shëtitores në Qendrën Korrektuese në Dubravë, kanë gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Kontrolli është bërë më 07 nëntor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Po në këtë qendër, gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Në tualetet e pavijonit të njëjtë, është gjetur një qese me 2.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.



#Kontrolle #në #burgun #Dubravës #oficerët #gjejnë #qese #marihuanë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button