Aktualitet

Sa ka ndikuar hyrja e mallrave serbe në Kosovë, në rënien e çmimeve? – Flasin ekspertët

Maunat me mallra serbe, tash e një muaj janë lejuar që të hyjnë në vendin tonë, kështu përmes pikës kufitare – Merdare.

Në këtë pikë kufitare, nuk mungojnë as kontrollet e detajuara nga doganierët.

Ka pasur diskutime se ndalimi i këtyre mallrave ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve, por, sa kanë pasur impakt në rënien e çmimeve, flasin njohësit e kësaj fushe.

Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, në një prononcim dhënë për , vlerëson se ky import ka ndikuar në mënyrë simbolike në uljen e çmimeve për disa produkte bazë.

“Heqja e masës nga Qeveria e Kosovës për import te produkteve serbe në tregun kosovar ka ndikuar simbolikisht edhe në uljen e çmimeve për disa produkte bazë, sidomos për ato ku këto importe janë konkurruese në çmim dhe sasi. Kur importet nga Serbia u ndaluan për një periudhë të caktuar, u pa një rritje çmimesh për disa produkte ushqimore dhe produkte të tjera, pasi furnizimi vendas nga tregjet e tjera alternative ishte më i shtrenjtë ose i pamjaftueshëm. Kthimi i këtyre produkteve në treg ka sjellur ulje të çmimeve por jo të atyre përmasave për të ua lehtësuar jetën qyterëve”, u shpreh Muhaxheri.

Njohësi i ekonomisë shton se ky import përbëhet nga dy aspekte, pasi që kjo çështje ndërlidhet si me politikën ashtu edhe ekonominë.

“Vlerësimi i këtij importi ka dy aspekte: ekonomik dhe politik. Nga ana ekonomike, mundëson konkurrencë dhe lehtëson furnizimin, duke ulur koston për konsumatorët. Nga ana politike, çështja e varësisë nga importet serbe është më delikate dhe shpesh shihet si një temë që ndërlidh edhe politikën me ekonominë”, tha ai.

Ndërsa, ekonomisti, Jakup Bellaqa, këtë hyrje të këtyre profukteve e sheh pak më pozitiv në aspektin e çmimeve.

Ai në një intervistë dhënë për , thotë se ka një rënie të lehtë, e cila nuk është vërejtur shumë, që sipas tij, një e gjë e tillë merr kohë për t’u ngadalësuar.

“Është një rënie shumë e lehtë e çmimeve, mirëpo nuk është vërejtuar, zakonisht praktikat ekonomike dhe teoritë ekonomike e sidomos me politikat e çmimeve, kur iu ngriten çmimet shumë më ngadalë shkojnë duke u zbritur”, tha ai.

Po ashtu, Bellaqa sugjeron që shteti ynë të ketë një kontroll në ekonominëe vendit, ku sipas tij, në bazë të këtij importi mund të zhvillohen edhe monopole të fshehta.

“Në këtë rast, kisha sugjeruar që të ketë politika të çmimeve më të avancuara shteti, me instrumenetet e veta qoftë përmes inspektoriatit të tregut që janë përgjegjës, si dhe autoritete kosovare që të mos lejojë monopole të fshehta të cilat kanë biznese, sepse për shembull me përfitime të veta, benefite të veta, mund të ketë një monopol të fshehtë që mos t’i zbresin çmimet, andaj kisha sugjeruar që në këtë rast shteti duhet ta ketë ekonominë nën kontroll dhe të ketë politika të çmimeve, të formohet një treg në të cilat varet jeta e qytetarëve dhe ekonomive familjare sepse krijohet edhe një varfëri e skajshme”, potencoi ai.

Ndryshe, ai thotë se një gjë e tillë duhet marrë në mënyrë pozitive, dhe se për këto hyrje të importeve duhet të ketë masa mbrojtse, për arsye që mos të dëmtohet tregu kosovar.

“Ne e kemi një traditë shumë të gjatë për nga shteti ynë fqinj, d.m.th që kemi importuar dhe duhet të pranojmë se realiteti është realitet, dhe se Serbia është treg më i madh, sepse mbi 60 miliardë euro ka bruto produktin vjetor, tash Kosova 10 miliardë euro, Shqipëria mbi 20 miliardë e të tjera. Mirëpo, duhet të aplikohen masa mbrojtëse ndaj produkteve të cilat importohen, që të ketë çmime në atë mënyrë që mos të dëmtohet tregu, mos të ketë çmime diskriminuese në treg, por të ketë çmime të tregut”, përfundoi Bellaqa.

//



#ndikuar #hyrja #mallrave #serbe #në #Kosovë #në #rënien #çmimeve #Flasin #ekspertët
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button