VIDEO/ Myrto Uzuni i jep një sinjal Silvinjos para ndeshjeve të Shqipërisë, shkon në kuotën e 7 golave në Spanjë –

Pas një nisje sezoni jo të mirë, Myrto Uzuni e ka marrë sërish veten në La Liga 2. Duket se sulmuesi shqiptar do të përsëris veten e tij për të qenë edhe njëherë tjetër golashënuesi më i mirë në La Liga 2.
Sot Granada po luan në shtëpi kundër Eldense, teksa rezultati ndodhet në shifrat 1-0. Në minutën e 17 të takimit Myrto Uzuni ka realizuar golin e parë nga penalltia. Sulmuesi shqiptar ishte mjaft i saktë duke dërguar portierin në krahun tjetër.
Ky ishte goli i shtatë për Uzunin në kampionat, ndërsa mban vendin e dytë në listën e golashëuesve, me dy gola më pak se Suarez i Almerias në vendin e parë. Megjithatë ka ende edhe shumë minuta nga mbyllja e ndeshjes me Eldense, ku Uzuni mund të shënojë sërish. Ndërkohë ky është edhe një silnjal për Silvinjon para ndeshjeve që Shqipëria do të zhvillojë në nëntor në Ligën e Kombeve. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Myrto #Uzuni #jep #një #sinjal #Silvinjos #para #ndeshjeve #të #Shqipërisë #shkon #në #kuotën #golave #në #Spanjë
SportExpress