Bajqinovci-opozitës: Hipokritë, kur i propozuam zgjedhjet në qershor, nuk ishte kishte vendim për rritje të pagave!
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hedhur kritika në drejtim të opozitës duk i quajtur hipokritikë.
Bajqinovci në reagimin e tij thotë se kur Qeveria marrim vendime për të rritur pagat dhe përmirësuar jetën e qytetarët opozita i quajnë fushatë.
Ai tutje potencon se kur LVV-ja pranoi që të mbaheshin zgjedhjet në muajin qershor nuk kishte vendim për rritje të pagave.
“Kur mbështesim nënat dhe fëmijët me shtesa, e quajnë “lëmoshë”. Pastaj vetë premtojnë at që e quajnë lëmoshë, pampersa dhe qumësht për fëmijët” shkruan Bajqinovci raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Opozitë hipokrite!
Kur marrim vendime për të rritur pagat dhe përmirësuar jetën e qytetarëve, ata e quajnë “fushatë”. Por, kur i propozuam zgjedhjet në qershor, nuk e pranuan – atëherë nuk ishte kishte vendim për rritje të pagave.
Kur mbështesim nënat dhe fëmijët me shtesa, e quajnë “lëmoshë”. Pastaj vetë premtojnë at që e quajnë lëmoshë, pampersa dhe qumësht për fëmijët.
#Bajqinovciopozitës #Hipokritë #kur #propozuam #zgjedhjet #në #qershor #nuk #ishte #kishte #vendim #për #rritje #të #pagave
gazetablic.com