Policia gjen marihuanë në tri vende në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Policia ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese në Dubravë brenda një dite, në tri vende të ndryshme, janë gjetur substanca narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës më 7 nëntor një qese me marihuanë është gjetur në shëtitore, ndërsa dy qese tjera janë gjetur në tualetet e pavijonit katër.
“Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 13:15. Raportohet se gjatë kontrollit të shëtitores nga oficerët korrektues, është gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 20:00. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.
#Policia #gjen #marihuanë #në #tri #vende #në #Qendrën #Korrektuese #në #Dubravë
gazetablic.com