Aktualitet

DEBATI / Korreshi: Burgjet plot me përdorues hashashi; Manja: Nevojitet Kodi i ri Penal…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka shprehur nevojën për një Kod të ri Penal.

Deklarata e ministrit erdhi pas kritikave të deputetit demokrat Saimir Korreshi, i cili ngriti shqetësimin se burgjet po mbushen me konsumatorë të lëndëve narkotike.

“Dënohen ata për një cigare, më shumë se ata për 1 ton. Ideja është, a nuk mund të ketë një ndryshim në nenin e Kodin e Penal që edhe këta persona, që janë përdorues, por që kanë ngelur për një 1 gram, kanë mbushur burgjet dhe kjo është kosto për shtetin”, deklaroi Korreshi.

Ministri Manja u shpreh se burgu nuk duhet të jetë masë ekstreme sipas Kodit të ri Penal. Ai theksoi se gjykatat i aplikojnë shumë pak alternativat e tjera duke zgjedhur si politikë penale dënimin me burg.

A do isha unë që të kemi një politikë ndryshe penale? Pa diskutim që jo se e them unë, por kjo është qasja tani që kemi hapur grupkapitullin “Themeloret”. Shteti i së drejtës është shtylla kryesore e këtij grupkapitulli. Na kërkohet të përafrojmë legjislacionin penal me legjislacionin europian.

Kodet kryesore, dokumentet kryesore që kërkohet të vihet në tryezën  e diskutimeve për miratim në Kuvend është Kodi i ri Penal. Duhet të kemi politikë penale dënimi sipas standarteve të vendeve të BE. Burgu do duhet të jetë si masë ekstreme, sipas ligjit në Kodin Penal.

Gjykatat kanë në dorë alternative veç burgimit, por që aplikohen shumë pak. I qëndroj asaj që kam thënë: në projektin e ri të Kodit penal, duhet të kemi politikë penale të dënimit që të mundet të shmangë sa mundet dënimin”, u shpreh ministri në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve.

/a.r

#DEBATI #Korreshi #Burgjet #plot #përdorues #hashashi #Manja #Nevojitet #Kodi #Penal..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button