Aktualitet

Viti i rekordeve në turizëm… Shqipëria importoi 90 milionë lekë çadra plazhi

Viti 2023 parashikohet të jetë një vit rekordi absolut në sektorin e turizmit. Edhe pse shifrat zyrtare flasin për një rritje të turizmit përgjatë gjithë vitit, sezoni veror është ai që njeh numrin më të lartë të turistëve që vijnë nga jashtë vendit.

E kjo pritshmëri e lartë, ka bërë që këtë vit bizneset bregdetare të rrisin ndjeshëm porositë e tyre edhe për çadra plazhi. Muaji maj është muaji ku zakonisht bëhen blerje të tilla, me qëllim edhe krijimin e stacioneve të plazhit, për të cilat jepen edhe leje të posaçme.

Nëse analizojmë të dhënat e tregtisë së jashtme, ky vit shënon një rekord absolut edhe të blerjes së çadrave të plazhit nga vendi ynë. Shifra e importeve të çadrave në majin e këtij viti ka arritur në 90 milionë lekë duke njohur në këtë mënyrë nivelin më të lartë historik të kësaj natyre blerje.

Kjo rritje nuk reflekton vetëm rritjen e çmimeve për faktin se tendenca rritëse në vlerë është në të njëjtën përqindje rritje edhe në peshë. Të dhënat statistikore të deritanishme për ecurinë e turizmit dhe projeksionet nga rezervimet për këtë sezon veror sinjalizojnë për një rekord absolut të turizmit në Shqipëri këtë vit.

Gjatë vitit të kaluar, turistët shpenzuan rreth 2.8 miliardë euro. Këtë vit, shifra parashikohet që të jetë shumë herë më e lartë.

/a.r

#Viti #rekordeve #në #turizëm.. #Shqipëria #importoi #milionë #lekë #çadra #plazhi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button