Aksident trafiku me fatalitet, humb jetën një 21-vjeçar në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident tragjik ka ndodhur në mbrëmjen e 6 nëntorit, rreth orës 22:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, aksidenti ka përfshirë një automjet me targa vendore dhe ka shkaktuar lëndime të rënda tek një person, raporton .
I lënduari është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht, rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024, autoritetet mjekësore në QKUK njoftuan se personi 21-vjeçar, si pasojë e lëndimeve të marra, ka humbur jetën.
Policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe, me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të përcaktuar shkaqet e saktë të vdekjes.
Ndaj këtij aksidenti ka nisur një hetim i plotë, ndërsa autoritetet e sigurisë apeluan për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut në rrugët e Kosovës.
#Aksident #trafiku #fatalitet #humb #jetën #një #21vjeçar #në #rrugën #nacionale #PrishtinëMitrovicë
gazetablic.com