Sport
VIDEO/ “Hat trick” i Sokol Cikalleshit, sulmuesi shqiptar shënon 3 gola për 13 minuta –

Sokol Cikalleshi ka shkëlqyer në përballjen kundër Ravshanit, të vlefshme për Champions League 2 të Azisë. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një “hat trick” në fitoren e thellë 7-0 të Traktorit. Goli i parë i lojtarit kavajas u shënua në minutën e 14, ndërsa më pas shënoi përsëri në minutën e 25 dhe të 27 të takimit.
Tre gola në harkun kohor të vetëm 13 minutave për Sokol Cikalleshin. Përshtatja me klubin e ri po shkon siç duhet për lojtarin shqiptar./Sport Ekspres/
#VIDEO #Hat #trick #Sokol #Cikalleshit #sulmuesi #shqiptar #shënon #gola #për #minuta
SportExpress