Aktualitet

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela takon homologen holandeze, prioritet goditja e aseteve kriminale

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, takon homologen e Mbretërisë së Holandës, Sue Preenen, prioritet goditja e aseteve kriminale.

Sot Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, priti në një takim Prokuroren e Përgjithshme të Mbretërisë së Hollandës, Sue Preenen.

Palët diskutuan mbi nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit si dhe u fokusuan në identifikimin e rrugëve efikase për forcimin e tij, përmes shkëmbimit të shpejtë të informacionit, hetimeve paralele si dhe grupeve të përbashkëta hetimore.

Prioritet do të ketë edhe goditja e aseteve kriminale të personave të përfshirë në aktivitetet kriminale që prekin të dy vendet.

#Prokurori #Përgjithshëm #Olsian #Çela #takon #homologen #holandeze #prioritet #goditja #aseteve #kriminale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button