Aktualitet
Aksident i rëndë në Korçë, ndërron jetën në spital shoferi 35-vjeçar, plagoset pasagjeri

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec” në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
#Aksident #rëndë #në #Korçë #ndërron #jetën #në #spital #shoferi #35vjeçar #plagoset #pasagjeri
Java News