Aktualitet

Osmani uron Trump për fitoren: Mezi pres të punoj me administratën e re!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Donald Trump për fitoren në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani thekson se SHBA mbetet aleat i palëkundur i Kosovës.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trump dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!“, shkruan Osmani.

/a.r

#Osmani #uron #Trump #për #fitoren #Mezi #pres #të #punoj #administratën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button