Aktualitet

Ka tri humbje radhazi, Guardiola: Tani është moment i vështirë, por mua më pëlqen kjo sfidë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha pas humbjes 4-1 ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve se tani është koha e vështirë për sa i përket rezultateve, por ai e shijon sfidën.

Skuadra e tij ka tri humbje radhazi, por kjo nuk po e shqetëson aspak Guardiolan, pasi sipas tij kjo është një sfidë e lëzetshme.

“Nuk mund të them shumë kur humbet 1:4. Urime Sporting Lisbonës për lojën,” tha fillimisht Guardiola për mediat ndërkombëtare.

“Kemi pasur një pjesë të parë fantastike, tani po luftojmë për të shënuar. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, shënuam një gol, por çdo pasim, gjërat themelore ndonjëherë na mungonin. ”

“Tani është momenti i vështirë për sa i përket rezultateve, por unë dua të jem këtu. Dua të luftoj dhe të mos dorëzohem, më pëlqen kjo sfidë që kam përballë si trajner”, përfundoi ai.

/ Sport



#tri #humbje #radhazi #Guardiola #Tani #është #moment #vështirë #por #mua #më #pëlqen #kjo #sfidë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button