Çfarë do të bëjnë Harris dhe Trump ndërsa presin rezultatet e votimit?

Të hënën mbrëma, dy kandidatët mbyllën fushatën e tyre duke u fokusuar në çmimin më të madh nga të gjitha shtetet e fushëbetejës, që është Pensilvania.
Me 19 vota në kolegjin elektoral të SHBA-së, shteti pritet të jetë vendimtar, duke i ofruar fituesit një rrugë të qartë drejt pushtetit.
Donald Trump dhe Kamala Harris bënë fjalimet e tyre të fundit para votuesve mbrëmë vonë pas muajsh tubimesh, intervistash, reklamash dhe ngjarjesh.
Pra, çfarë do të bëjnë ata ndërsa presin rezultatet e votimit?
Harris do të realizojë intervista në radiot e Uashingtonit.
Ajo më pas do të mbajë një festë në Universitetin Alma Mater Howard.
Ndërkohë, Trump pritet të mbajë një festë në West Palm Beach, Florida.
/a.r
#Çfarë #të #bëjnë #Harris #dhe #Trump #ndërsa #presin #rezultatet #votimit
Java News