Durrës/ Vrasja e 32-vjeçares, arrestohet i riu që shfrytëzonte për prostitucion të miturën

Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të vijimit të hetimeve për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku një 32-vjeçare është gjetur e pajetë poshtë Urës së Dajlanit.
Në kuadër të këtyre hetimeve ka shkuar në tre numri i të arrestuarve, ku në pranga është vënë edhe një 24-vjeçar, i cili është kallëzuar penalisht nga 15-vjeçarja që është nën hetim nga policia e Durrësit në lidhje me vrasjen e Luljeta Prezës, se i riu e ka shfrytëzuar për prostitucion.
Ndërkohë një ditë më parë në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari të cilët janë akuzuar si autorët e vrasjes së 32-vjeçares dhe janë proceduar penalisht edhe 3 shtetase të tjerë.
Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se viktima nuk ka pranuar që të japë të gjithë fitimet që merrte nga aktiviteti seksual që ajo ushtronte në këtë zonë. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
#Durrës #Vrasja #32vjeçares #arrestohet #riu #që #shfrytëzonte #për #prostitucion #të #miturën
Lapsi