Aktualitet

Kapet 30 kg drogë, policia: Mund të vriste 10-15 milionë njerëz

Një kontroll rutinë në Kaliforninë qendrore i çoi autoritetet amerikane në zbulimin e një sasie masive të fentanilit, që nëse dilte në treg mund të vriste ¼ e popullsisë së Kalifornisë.

Sasia rekord e drogës u zbulua gjatë një kontrolli në Interstate 5. Një qen policie zbuloi fillimisht doza të vogla dhe prej andej hetimi çoi në sekuestrimin e një sasie alarmante të madhe të pilulave të fentanilit.

Oficerët zbuluan dy çanta shpine dhe një çantë pazari të mbushur me pilula oxycodone. Në total u sekuestruan 30 kilogramë ose 330 mijë pilula dhe u arrestua drejtuesi i mjetit që i transportonte.

Duhen vetëm disa të mijta të një grami fentanil për ta bërë një dozë vdekjeprurëse, raporton A2. Pilulat e sekuestruara mund të krijonin nga 10 deri në 15 milionë doza vdekjeprurëse, një sasi që mund të vriste një të katërtën e popullsisë së Kalifornisë.

Në një tjetër incident në javët e fundit, oficerët kapën 1.7 milionë dollarë fentanil dhe bënë tre arrestime.

#Kapet #drogë #policia #Mund #të #vriste #milionë #njerëz
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button