Futi në stadium gjashtë persona pa biletë dhe kontroll nga kafeneja ku punonte, arrestohet shqiptari

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik, pasi ka futur në stadium pa bileta gjashtë persona.
Siç shkruajnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur gjatë një ndeshjeje mes Aris dhe Levadeiakos.
Shqiptari, i cili ishte punonjës i një kafeneje që ndodhej në tribunë, hapi një derë që të çonte në kafenen dhe lejoi hyrjen e gjashtë personave, duke mos respektuar dispozitat përkatëse për sistemin elektronik të biletave dhe kontrollin fizik të spektatorëve.
“Punonjësit e Policisë së Harilaou, Departamenti i Policisë kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptar 37-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një dosje nga Departamenti i Sigurisë Harilaou për shkelje të legjislacionit të sportit”, njofton policia greke.
#Futi #në #stadium #gjashtë #persona #biletë #dhe #kontroll #nga #kafeneja #punonte #arrestohet #shqiptari
Java News