Aktualitet

Në prag të zgjedhjeve, Harris letër komunitetit shqiptaro-amerikan: Kemi ndarë një lidhje të veçantë për dekada

Në një letër drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan në prag të zgjedhjeve, zv/presidentja amerikane Kamala Harris vuri theksin te lidhjet e veçanta ndërmjet amerikanëve dhe shqiptarëve prej më shumë se një shekulli, që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore.

“Për më shumë se një shekull, duke filluar që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore, amerikanët dhe shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Deri në ditët e sotme, shqiptaro-amerikanët kujtojnë që ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që dolën në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë në atë moment vendimtar. Dua të ritheksoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s, dhe unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia.“

Duke vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan, Harris nënvizon në letër se ky komunitet është një shembull frymëzimi për të gjithë amerikanët, veçanërisht për rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe angazhimin social në të gjithë vendin.

“Nga pronarë të bizneseve të vogla tek profesionistë në mjekësi, drejtësi dhe shërbim publik, shqiptaro-amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave të panumërta në të gjithë vendin.”

Ndërkaq kandidatët presidencialë amerikanë kanë bërë të ditur se lufta kundër korrupsionit dhe trysnive nga jashtë do të jenë përparësi e administratave të tyre në Ballkanin Perëndimor, ndërsa rajoni synon integrimet evropiane.

#Në #prag #të #zgjedhjeve #Harris #letër #komunitetit #shqiptaroamerikan #Kemi #ndarë #një #lidhje #të #veçantë #për #dekada
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button