Aktualitet
Komentatori i DAZN-it për Topin e Artë: “Xhaka meritoi më shumë”

Granit Xhaka u pozicionua në vendin e 16 në renditjen përfundimtare për Topin e Artë. Një sukses i madh për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, teksa asnjë shqiptar nuk ka arritur një renditje të tillë në parë.
Por ka edhe nga ata që mendojnë se Xhaka meritonte më tepër.
Maks Zibaldi, komentatori i “DAZN”-it ka deklaruar se përpos Rodrit dhe Kroosit, askush tjetër nuk ka pasur një ndikim kaq të madh strukturor në skuadër sa ish-lojtari i Arsenalit.
“Për mendimin tim, Granit Xhaka meritonte më shumë se vendi i 16 në Topin e Artë. Përveç Rodrit dhe Kroosit, askush nuk ka pasur aq shumë ndikim strukturor sa ka pasur ai”, është shprehur Maks Zibaldi.
#Komentatori #DAZNit #për #Topin #Artë #Xhaka #meritoi #më #shumë
gazetablic.com