Aktualitet

“Prishtina e ka pranuar në parim Draft-Statutin e Asociacionit”/ Kosova i përgjigjet deklaratave të BE: Është non-paper

Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur Bashkimit Evropian, zyrtarë të të cilit një ditë më parë thanë se Kosova e ka pranuar në parim Draftstatutin e Asociacionit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se dokumenti është veç një prej shumë propozimeve.

“Statusi i draft statutit është ai i një non-paper, njëri ndër disa propozimet që janë bërë në vitet e kaluara”, theksoi Kryeziu

Sipas tij, në takimin e 26 tetorit 2023 në Bruksel me kancelarin gjerman Scholz, presidentin francez Macron, kryeministren italiane Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Michel, përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajcak, kryeministri Kurti kishte ofruar që të nënshkruhet paketa e Marrëveshjes Bazike, përfshirë draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-ja për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike.

Një gjë e tillë u refuzua nga Serbia. Krahas refuzimit për të nënshkruar pakon, Serbia kishte kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbënte tre parimet e Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023. Në fund të atij takimi Kryeministri kishte thënë: “Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”, siç edhe potencohet në komunikatën zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me atë takim. Meqenëse nuk pati nënshkrim, andaj nuk ka as pranim”, tha ai, shkruan A2 CNN.

Kryeziu theksoi se kjo nuk është hera e parë që ofertat nga ana e Kryeministrit Kurti që kanë të bëjnë me zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike, janë refuzuar.

“Prandaj edhe ekziston insistimi ynë që të ketë nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të zbatimit. Qëndrimet dhe propozimet tona gjithmonë respektojnë një rend të gjërave.

Megjithatë nuk mundemi që një vit pas takimit të tetorit të vitit të kaluar, në të cilin refuzohet oferta jonë për nënshkrimin e paketës, të nxjerrim draft statutin e BE-së nga paketa e ta hedhim paketën e njohjes se paku de facto reciproke. Rikujtojmë se draft statuti i BE-së nuk e ka nënshkrimin as të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell e as të emisarit të tij, Lajçak, aq më pak të Kryeministri Kurti”, tha Kryeziu në rtk.

#Prishtina #pranuar #në #parim #DraftStatutin #Asociacionit #Kosova #përgjigjet #deklaratave #të #Është #nonpaper
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button