Aktualitet

“BDI dhe LSDM më kanë ndjekur me dronë”, Mickoski akuza të rënda opozitës maqedonase

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, këtë të premte hodhi akuza të rënda në drejtim të partive opozitare.

Shefi i qeverisë në Shqip tha se LSDM dhe BDI, në mënyrë të paligjshme e kanë ndjekur dhe përgjuar me dronë atë dhe anëtarë të partisë së tij (VMRO-DPMNE) kur ishte në opozitë.

“Nuk ka arritur tek ish-ministri i Punëve të Brendshme, i cili është këtu, kur dronët fluturonin mbi shtëpinë time, kur dola në terren në Prilep”, tha Mickoski në seancën e Sobranjës.

Ai shtoi se “të gjitha janë në shënimet e shërbimeve që duhet të merren me punën e inteligjencës dhe kundërzbulimit”, e madje pyeti nëse është normale të spiunohet lideri i opozitës me dronë dhe mjete operativo-teknike.

Në vijim, kreu i VMRO-DPMNE deklaroi se qeveria e tij “nuk do të bëjë teatër” nga një sistem që është i një rëndësie jetike për shtetin, siç pretendon se ka bërë qeveria e kaluar, dhe paralajmëroi se publiku do të mësojë gjithçka “kur të jetë koha për të mbajtur përgjegjësi”.

#BDI #dhe #LSDM #më #kanë #ndjekur #dronë #Mickoski #akuza #të #rënda #opozitës #maqedonase
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button