Përmbytjet apokaliptike në Spanjë, shkon në 205 numri i të vdekurve
Ka shkuar në 205 numri i të vdekurve në Spanjë. Një apel për ndihmë bën kryetari i bashkisë Alfafar në Valencia, pasi situata në zonë është tragjike dhe banorët janë të pafuqishëm.
Të premten, Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles tha se 500 trupa të tjerë po dërgoheshin në rajon dhe se më shumë mund të dërgoheshin nëse do të ishte e nevojshme. Në zonat e prekura kishte tashmë 1500 ushtarë ndihmës.
Juan Ramon Anzuara deklaroi se ka njerëz të bllokuar që jetojnë në “kushte ekstreme “me trupa të pajetë në shtëpi”.
Është shumë e trishtueshme,” theksoi ai. “Po na mbarojnë gjithçka. Shkojmë me kamionë në Valencia, blejmë gjëra dhe kthehemi, por këtu jemi harruar plotësisht”.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët janë vazhdimisht në kërkim të ndonjë të mbijetuari, por me kalimin e orëve, shpresat po shuhen.
#Përmbytjet #apokaliptike #në #Spanjë #shkon #në #numri #të #vdekurve
Java News