Dy vozitën me shpejtësi 153km/h në zonën 60 km/h dhe një nën ndikim të alkoolit, gjobiten tre shoferë në Ferizaj

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë për shpejtësi dhe një tjetër drejtim të veturës nën ndikimin e alkoolit.
Shoferët që janë gjobitur pwr tejkalim të shpejtësisë janë G.E (M/K), i moshës 23 vjeçar dhe R.K (M/K) i moshës 19 vjeçar, të cilët zhvilluan shpejtësi 153, në zonën e kufizimit 60 km/h.
Ndaj tyre policia ka shqiptuar nga një gjobë kundërvajtëse prej treqind euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve.
“Ndërsa me datën 01.11.2024 , rreth orës 02:30 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj policia ka ndaluar shoferin A.K ( M/K ) , i moshës 27 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij nën ndikimin e alkoolit , ku gjatë testimit ka rezultuar me 0.83 %0. Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre ( 3) muajve. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara,me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin, të respektojnë shenjat e trafikut dhe shpejtësine e lëvizjes dhe të mos drejtojnë veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftim.
#vozitën #shpejtësi #153kmh #në #zonën #kmh #dhe #një #nën #ndikim #të #alkoolit #gjobiten #tre #shoferë #në #Ferizaj
gazetablic.com