“Çudira” para Bashkisë Tiranë, PD i kërkon llogari Veliajt për pensionet dhe ngjarjet në Shkodër

Në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, opozita ka kaluar në një nivel tjetër. Me sa duket, në mungesë të argumenteve, militantët e Berishës kanë nisur t’i kërkojnë llogari Bashkisë së Tiranës për çështje që s’kanë lidhje me punën e këtij institucioni.
Kreu i këshilltarëve të djathtë, Dorian Teliti dhe përfaqësuesit e tjerë të PD, tani po i kërkojnë llogari Erion Veliajt pse nuk janë rritur pensionet dhe pse në Shkodër po ndodhin atentate dhe vrasje. Ndërsa, Adriana Kalaja shkoi edhe më tej, duke i kërkuar llogari edhe për mandatin e Olta Xhaçkës.
Nuk dihet nëse kjo strategji e re e opozitës do të japë rezultatet e pritura në mosbindjen civile.
/a.r
#Çudira #para #Bashkisë #Tiranë #kërkon #llogari #Veliajt #për #pensionet #dhe #ngjarjet #në #Shkodër
Java News