Aktualitet
Spërkati socialistët me benzinë, deputetja e Berishës paraqitet në SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Paraqitja në SPAK e deputetes Hoti ka të bëjë me hedhjen e materialit të lëngshëm në Parlament 2 javë më parë gjatë seancës plenare.
Deputetja demokratike dyshohet për veprën penale “shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese”.
Vetë Elda Hoti pati deklaruar se materiali i lëngshëm që hodhi në Parlament nuk ishte lëndë djegëse, por parfum.
Për veprimin që bëri në Parlament në seancën e 17 Tetorit, Elda Hoti u përjashtua nga seanca nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
/a.r
#Spërkati #socialistët #benzinë #deputetja #Berishës #paraqitet #në #SPAK
Java News