Aktualitet

Osmani e Maqedonci në Katar, vizitojnë ekspozitën për fushat e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, kanë vizituar në Doha, Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar.

Kështu ka njoftuar vetë Osmani me anë të një postimi në Facebook ku ndau edhe disa fotografi nga vizita.

“Në Doha, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar. Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, ka shkruar presidentja.



#Osmani #Maqedonci #në #Katar #vizitojnë #ekspozitën #për #fushat #sigurisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button