Life Style

Një shpend i madh përplaset me aeroplanin dhe ngec në xham, mbulon me gjak pilotin (VIDEO)

Një incident tronditës ka ndodhur në Ekuador teksa një zog u përplas me një avion, duke thyer xhamin e përparmë.

Një video e pilotit Ariel Valiente është bërë virale orët e fundit, pasi regjistroi momentin e saktë kur një zog përplaset me avionin që lëvizte në qiell.

Ngjarja është regjistruar në Vinces të provincës Los Ríos të Ekuadorit.

Në video, piloti shihet i mbuluar me gjak në fytyrë dhe në uniformë, ndërsa para syve është pjesa e poshtme e trupit të zogut të madh.

Megjithatë, kapiteni i avionit arriti të ruante qetësinë e tij, si dhe stabilitetin e avionit dhe stërvitja që ishte planifikuar që në fillim përfundoi normalisht.



#Një #shpend #madh #përplaset #aeroplanin #dhe #ngec #në #xham #mbulon #gjak #pilotin #VIDEO

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button