Aktualitet

Nënçmues niveli i rritjes së pagës nga qeveria për Gashin e BSPK-së

Ali Gashi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kritikuar ashpër rritjen e fundit të pagave, duke e quajtur atë “absolutisht të papranueshme dhe nënçmuese” për punonjësit e sektorit publik.

“Kjo rritje është absolutisht e papranueshme. Ju mund të shihni përqindjet dhe qeveria mund të proklamojë shifra të ndryshme në media, por për shërbyesit civilë, mësuesit, zjarrfikësit, policët, mjekët, infermierët dhe të gjithë të tjerët, ajo që ka rëndësi është sa marrin në pagë në fund të muajit,” tha Gashi gjatë Edicionit Special në Klan Kosova.

“Kryeministri, nëse ka livadhin që ia ka lënë babai, atëherë ka të drejtë të vendosë për paratë e atij livadhi si të dojë. Por në këtë rast, funksionon demokracia, funksionon pluralizmi dhe ligjet që janë miratuar nga Parlamenti i Kosovës e obligojnë qeverinë e Kosovës, jo vetëm kryeministrin, por gjithë qeverinë e Republikës së Kosovës, që ta respektojë ligjin. Ligji është shumë i qartë”.
“Me miratimin e ligjit të buxhetit, qeveria është e obliguar të bëjë rritjen dhe të përcaktojë vlerën e re të koeficientit. Ky është një obligim ligjor, nuk është në dorën e një individi apo çështje vullneti. Duhet ta kuptojmë këtë, sepse nëse e lëmë në diskrecionin dhe vullnetin e një individi, atëherë po shkojmë drejt anarkisë, ku individi është ligji, individi është shteti dhe qeveria është vetë Zoti. Kjo është diçka që nuk do të dëshironim ta përjetoja si shoqëri apo si popull”.



#Nënçmues #niveli #rritjes #së #pagës #nga #qeveria #për #Gashin #BSPKsë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button