Aktualitet
FC Prishtina fiton betejën ligjore me FFK-në, kërkon kompensim
FC Prishtina ka fituar betejën ligjore me Federatën e Futbollit e Kosovës.
Klubi ka njoftuar se Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS) i Komitetit Olimpik të Kosovës ka vendosur që FC Prishtina nuk është licencuar pa të drejtë nga FFK, duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në garat evropiane, transmeton Sport.
FC Prishtina njofton se pas këtij vendimi të paligjshëm të Komisionit për Licencim të FFK-s për moslicencim të FC Prishtina, hapen rrugët ligjore për të kërkuar kompensimin e dëmit material, moral dhe prishjen e imazhit të klubit.
#Prishtina #fiton #betejën #ligjore #FFKnë #kërkon #kompensim
gazetablic.com