Aktualitet
Protesta e opozitës, Meta nga burgu: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!

Vjen reagimi nga ish-presidenti Ilir Meta nga burgu pasa protestës së opozitës, që zgjati 3 orë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i PL-së shprehet se nuk ka forcë në botë që të ndalë uraganin e lirisë.
Ai po ashtu falënderon shqiptarët që protestuan sot.
“Falënderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.”, shprehet Meta.
#Protesta #opozitës #Meta #nga #burgu #Nuk #forcë #në #botë #të #ndalë #Uraganin #Lirisë
Java News