Rama nuk takohet me Belerin në Tiranë

Sot në Tiranë do të mbahet takimi i radhës i Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE. Pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian që ka mbërritur në Tiranë është dhe eurodeputeti Fredi Beleri, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, i cili humbi mandatin pasi u dënua me vendim të formës së prerë për korrupsion zgjedhor.
Në axhendën e shpërndarë paraprakisht delegacioni kishte një takim dhe me kryeministrin në orën 10, por që nuk u zhvillua, ndërkohë që nga zyra e kryeministrit nuk jepen shpjegime. Por një nga eurodeputetët pranoi se ishin takuar me Ramën në ambientet e hotelit ku po qëndrojnë mëngjesin e sotëm.
Në këto momente delegacioni po zhvillon takime në Kryesinë e Kuvendit me grupet parlamentare dhe në orën 15 do të nisë dhe sesioni i parë i takimit të Stabilizim-Asocimit, ku nuk do të mungojnë, pavarësisht strategjisë së javëve të fundit dhe deputetët demokratë.
/a.r
#Rama #nuk #takohet #Belerin #në #Tiranë
Java News