Sport

Është shqiptari i vetëm në listën për Topin e Artë, mësoni renditjen përfundimtare të Granit Xhakës –

Granit Xhaka është shqiptari i vetëm në listën me 30 të nominuar për të fituar Topin e Artë. Si rrallë herë në histori emri i një futbollisti shqiptar gjendet në kandidatët për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual në botën e futbollit.

Në prag të ceremonisë së dorëzimit të Topit të Artë, organizatorët e këtij eventi kanë zbuluar një pjesë të renditjes së listës me 30 lojtarë. Granit Xhaka është pozicionuar në vendin e 16 pas votimeve të kryera nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve. Një sukses i madh për mesfushorin 32-vjeçar, që sezonin e shkuar shkëlqeu me Bajer Leverkusenin dhe me përfaqësuesen e Zvicrës./Sport Ekspres/

#Është #shqiptari #vetëm #në #listën #për #Topin #Artë #mësoni #renditjen #përfundimtare #të #Granit #Xhakës
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button