Aktualitet

Makina përplas motorin në Fier, plagosen dy bashkëshortët

2 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fier.

Policia tha se aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi D. H., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjere shtetasen M. M.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

#Makina #përplas #motorin #në #Fier #plagosen #bashkëshortët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button