Nuk është mirë që një klub si Reali nuk është i pranishëm –

Reali i Madridit ka bojkotuar ceremoninë e sotme të Topit të Artë. Presidenti Florentino Perez, Karlo Ançeloti, Xhud Bellinghemi dhe Vinicius Xhuniori kanë anulluar fluturimin e tyre drejt Parisit. Arsyeja? Klubi spanjoll ka mësuar se Viniciusi nuk do të jetë fituesi i Topit të Artë, si dhe Luis De La Fuente do të shpallet trajneri më i mirë i vitit.
Kreu i pankinës së Kombëtares së Spanjës ka folur gjatë kalimit në tapetin e kuq për mediat e pranishmë, duke komentuar edhe vendimin e marrë nga “los blancos”. De La Fuente ka thumbuar Realin, teksa është shprehur se nuk është mirë që një klub i tillë nuk merr pjesë në një ceremony kaq madhore.
“Nuk është mirë për futbollin që një klub si Reali i Madridit nuk është i pranishëm në një ceremoni gala të kësaj natyre”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Sport Ekspres/
#Nuk #është #mirë #që #një #klub #Reali #nuk #është #pranishëm
SportExpress