Aktualitet

U rendit i 16-i/ Xhaka nuk është i pari, një tjetër lojtar shqiptar ka qenë në të kaluarën në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”

Dita e sotme ka qenë speciale për Granit Xhakën, pasi mesfushori shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, është renditur në vendin e 16 në klasifikimin për trofeun e “Topit të Artë”.

Një arritje e shkëlqyer për mesfushorin i cili ka spikatur sidomos me fanellën e Bajer Leverkusenit në edicionin e kaluar që e mbylli me titullin kampion historik në Gjermani.

Por Xhaka nuk është futbollisti i parë shqiptar i cili merr pjesë në listën e 30 emrave nga të cilët do të përzgjidhej fituesi i “Topit të Artë”.

Atë nder për herë të parë e ka pasur ish-sulmuesi i njohur vlonjat, Sokol Kushta, i cili në vitin 1987, ishte mes kandidatëve të përzgjedhur nga “France Football” asokohe për trofeun prestigjioz. Ai e mbylli votimin me një pikë, po aq sa ikona e futbollit gjerman Rudi Fëler. Altobeli, Saravakos dhe Hodëll.

#rendit #16i #Xhaka #nuk #është #pari #një #tjetër #lojtar #shqiptar #qenë #në #të #kaluarën #në #listën #kandidatëve #për #Topin #Artë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button