Aktualitet

Ndahet nga jeta farmacisti i njohur dhe një nga emrat më të shquar të fushës në vend, kolegët japin lajmin e trishtë

Ndahet nga jeta farmacisti i njohur, Agim Dyrmishi. Lajmin e trishtë e kanë dhwnë kolegët e tij, përmes një postimi në Facebook.

Dr. Agimi lindi në Berat më datë 10.10.1954. Në vitin 1977 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Tiranës. Ai ushtronte profesionin në qytetin e Tiranës, pranë Farmaci Agimi.

Me profesionalizmin e tij Agimi dha një kontribut të paçmuar në sistemin farmaceutik.

“Ndarja nga jeta e kolegut tonë, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët, qytetarët që ju shërbeu me devotshmëri dhe përkushtim dhe për të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes, fëmijëve të tij dhe kolegëve tanë farmacistë Jona dhe Argi, të afërmve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tij. Përcjellja e Dr. Agimit për në banesën e fundit do të bëhet në varrezat e Sharrës, sot më datë 28.10.2024, në orën 13:00. Ceremonia mortore bëhet tek Funeral “Home Alba 2000″, tek rruga Durrësit (ish ambasada Jugosllave)”, thuhet në njoftim.

#Ndahet #nga #jeta #farmacisti #njohur #dhe #një #nga #emrat #më #të #shquar #të #fushës #në #vend #kolegët #japin #lajmin #trishtë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button