Aktualitet
KUVENDI LIVE / Nis seanca plenare, PD çon në sallë vetëm deputetët e papërjashtuar, bllokohet foltorja

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare. Deputetët e PD janë mbledhur në foltore duke e bllokuar atë. Ndërkohë garda është në gatishmëri.
Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren.
Diskutimet do të zgjasin jo më shumë se 4 orë. Ndërkohë, deputetët e PD që janë të përjashtuar nuk janë paraqitur në seancë, por po angazhohen në terren për protestën e nesërme.
#KUVENDI #LIVE #Nis #seanca #plenare #çon #në #sallë #vetëm #deputetët #papërjashtuar #bllokohet #foltorja
Java News