Spiropali në Vatikan, pritet nga Papa Françesku: Mirënjohje për kontributin e paçmuar për Shqipërinë
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka takuar ditën e sotme Papa Françeskun. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali me anë të një postimi në Facebook.
“Sot pata nderin e rrallë dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të pritem në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku”, shkruan Elisa Spiropali në Facebook krah fotove të publikuara.
Më tej ajo e ka konsideruar këtë takim të paharrueshëm teksa thekson se i ka shprehur Shenjtërisë së Tij mirënjohje për vlerat që ai përcjell humanizmit.
“Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit” thekson ajo.
#Spiropali #në #Vatikan #pritet #nga #Papa #Françesku #Mirënjohje #për #kontributin #paçmuar #për #Shqipërinë
Java News