Kosova

Tensionet në veri, Stoltenberg: Kosova të ndalë përshkallëzimin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot u bëri thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të ndalojnë të gjitha lëvizjet që inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.

Pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Shcolz, Stoltenberg  tha për gazetarët në Berlin që Kosova dhe Serbia menjëherë të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai tha se misioni i KFOR-it do të vazhdojë të marrë “të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt” në veri të Kosovës.

“Kemi diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit tonë të Kombeve të Bashkuara është i palëkundur. Forcat tona të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të ofruar mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha Stoltenberg për gazetarët në Berlin.

Kjo thirrje vjen në mes të rritjes së tensioneve mes dy shteteve pas arrestimit nga forcat serbe të tre policëve të Kosovës javën e kaluar.



#Tensionet #në #veri #Stoltenberg #Kosova #të #ndalë #përshkallëzimin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button