Aktualitet
Shtyhet për disa orë seanca ndaj të dyshuarve që sulmuan Gazmend Muhaxherin

Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, të shtunën u sulmua fizikisht nga dy persona, teksa po dilte nga një kafene me ç’rast pësoi edhe lëndime trupore.
Të dyshuarit u arrestuan nga policia, ndërkaq sot po mbahet seanca gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.
Avokatët e Korab dhe Dukagjin Lulajt, kërkuan shtyrjen e seancës pasi deklaruan se nuk i kishin marrë ende shkresat e rastit.
Pas kësaj kërkese seanca u shty deri në orën 13:00, shkruan Indeksonline.
Mbetet të shihet masa që do të ndërmerret ndaj të dyshuarve për sulm ndaj të parit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.
#Shtyhet #për #disa #orë #seanca #ndaj #të #dyshuarve #që #sulmuan #Gazmend #Muhaxherin
gazetablic.com