Aktualitet

Vrasje në tentativë në Podujevë, i mituri theri me thikë bashkëmoshatarin

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Podujevë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten në ora 12:30.

“Është arrestuar një i dyshuar i mitur, pasi që i njëjti e kishte therur me një mjetë të prehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar-i mitur duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.



#Vrasje #në #tentativë #në #Podujevë #mituri #theri #thikë #bashkëmoshatarin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button