Mbyllet aventura me bardhezinjtë, Paredes largohet nga Juventus

Juventusi ka bërë të ditur se Leandro Paredes është larguar nga klubi.
Mesfushori ishte në huazim te “Zonja e Vjetër” nga PSG deri në fund të këtij sezoni dhe klubi italian nuk e aktivizoi të drejtën për blerjen e kartonit të tij.
“Aventura e Leandro Paredes me fanellën e Juventusit ka marrë fund. Mesfushori i lindur në vitin 1994 rikthehet te PSG pas sezonit në formë huazimi me fanellën bardhezi”, thuhet fillimisht në njoftimin e bardhezinjve.
“Këta kanë qenë muaj intensivë për të, i cili e përfundon përvojën e tij me gjithsej 35 paraqitje: i pari në Firence, te Fiorentina, i fundit në Udine, në fitoren 1-0 ndaj Udineses. Në mes të Kupës së Botës të fituar me Argjentinën në Katar”.
“Ai shënoi edhe një gol, goditjen e shkëlqyer në fitoren 2-1 në shtëpi kundër Lecees dhe i ofroi një asist Milik në ndeshjen Juventus-Benfica. Tani është koha që ai të fillojë një kapitull tjetër”, thuhet më tej në deklaratë e tyre./ h.ll/abcnews.al
Grazie Leandro
Tags:
#Mbyllet #aventura #bardhezinjtë #Paredes #largohet #nga #Juventus