Varej në tavan dhe thahej me freskuese, pamje nga brenda magazinës ku përpunohej kanabisi në Korçë

Policia e Korçës zhvilloi një operacion anti-drogë pasditen e sotme, që çoi në zbulimin e një magazine në fshatin Voskop, ku magazinohej lëndë narkotike e llojit kanabis.
Hetimet për këtë operacion kanë nisur prej disa javësh, ndërsa janë arrestuar 6 persona, që dyshohet se janë gjetur brenda magazinës dhe kishin si detyrë përpunimin e lëndës narkotike.
Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb duket qartë sasia e konsiderueshme e kanabisit që përpunohej brenda magazinës.
Lënda narkotike shfaqet e varur në tavanin e godinës teksa për tharjen e saj përdoret një freskuese normale.
Kanabisi po ashtu është vendosur edhe në arka bananesh dhe qese të zeza.
#Varej #në #tavan #dhe #thahej #freskuese #pamje #nga #brenda #magazinës #përpunohej #kanabisi #në #Korçë
Java News