Luftë e vazhdueshme egosh, opinionesh dhe dëshirash/ Këto shenja të horoskopit nuk kanë lindur për të qenë bashkë!
Dallimet mes personalitetit të këtyre shenjave, e kthejnë një marrëdhënie dashurie në një luftë të vazhdueshme egosh, opinionesh dhe dëshirash.
Akrepi dhe Shigjetari
Akrepi është metodik dhe gjithmonë analizon veprimet e tij dhe të të tjerëve, ndërsa Shigjetari është optimist dhe nuk e vret shumë mendjen. Shigjetari anashkalon lehtësisht negativitetin dhe vazhdon ta shijojë jetën intensivisht. Nga ana tjetër, Akrepët duan të kenë çdo gjë nën kontroll, kjo zakonshit “shuan” zjarrin e Shigjetarit.
Luani dhe Bricjapi
Ata kanë këndvështrime krejtësisht të ndryshme. Luanët e duan lirinë dhe kanë vetëbesim të lartë. Nga ana e tyre, Bricjapët janë pragmatikë, llogaritin çdo hap dhe duan t’i mësojnë të tjerët të bëjnë gjënë e duhur. Luanët janë mësuar me luksin, të nxitur nga impulsi dhe jo nga arsyeja. Nga ana tjetër, Bricjapët janë jashtëzakonisht racionalë. Nga natyra, këta janë dy liderë që nuk mund të pranojnë epërsinë e njëri-tjetrit.
Gaforrja dhe Binjakët
Binjakët janë njerëz që nuk e durojnë dot monotoninë, kanë nevojë për lëvizje të vazhdueshme. Gaforret, nga ana tjetër, duan të zhyten në vetvete, vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët, përpiqen të ndërtojnë botën e tyre të vogël, ku do të ndihen rehat dhe asgjë nuk do t’i kërcënojë qetësinë e tyre shpirtërore. Fatkeqësisht, Binjakët me gjithë dëshirën dhe intensitetin e tyre, nuk do të jenë në gjendje të përcjellin gjithë atë besim.
Ujori dhe Demi
Ujori është impulsiv dhe i pavarur, ndërsa Demi është shumë i ngadaltë dhe i durueshëm. Në fillim të marrëdhënies, ky bashkim mund të duket harmonik. Demi tërhiqet nga paparashikueshmëria e një partneri, ndërsa Ujori admiron besimin dhe qetësinë e tij. Megjithatë, pasi çifti arrin një nivel më serioz, lindin konflikte, pasi ata kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme për jetën, temperamentin dhe karakterin.
#Luftë #vazhdueshme #egosh #opinionesh #dhe #dëshirash #Këto #shenja #të #horoskopit #nuk #kanë #lindur #për #të #qenë #bashkë
Java News