Aktualitet

Balluku dhe Denaj informojnë fermerët: 8 Nëntor, afati për të aplikuar për skemën e investimeve

Të gjithë fermerët që duan të investojnë për ndërtimin e serrave të reja, krijimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve e rritjen e shpendëve, apo duan të kryejnë investime në mekanikën bujqësore dhe akuakulturë mund të aplikojnë deri në fund të javës së parë të nëntorit për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve.

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Bujqësisë kanë nisur takime informuese me fermerët e Fierit. Fondi i skemës kombëtare të investimeve është i pavarur nga skema e mbështetjes së fermerëve. Vetëm për muajt e mbetur të këtij viti granti i vendosur në dispozicion të aplikuesve fitues do të jete 5 milionë euro.

Me këtë fond do të parapaguhet 30 përqind e vlerës së investimit ndërsa pjesa e mbetur do t’ju vendoset në dispozicion vitin e ardhshëm. Sipas Ministrisë së Bujqësisë procedurat për aplikimin janë thjeshtuar dhe nevojitet vetëm NIPT-i i fermerit.

/a.r

#Balluku #dhe #Denaj #informojnë #fermerët #Nëntor #afati #për #të #aplikuar #për #skemën #investimeve
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button